Lajme

Mustafa i kërkon Osmanit të mbledhë Këshillin e Sigurisë

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa
Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani, të mbledhje Këshillin e Sigurisë pas situatës së krijuar në veri të vendit.

Lexo edhe:
Policia po e heton zjarrin në Zubin Potok

Sipas tij, duhet të ndërmerren masat e nevojshme duke u koordinuar me partnerët: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, KFOR-in dhe institucionet relevante në Kosovë.

Kjo pasi Mustafa thotë se “situata në veri është serioze dhe e rrezikshme”.

Protesta në Jarinje

Ndaj, shton se është sjellje joserioze dhe e pafalshme që krerët e shtetit po dërgojnë mesazhe prej vendeve të tjera. Në një situatë të tillë sipas Mustafës, ata do të duhej të ishin në Kosovë.

Lexo edhe:
Kurti: Bashkësia ndërkombëtare të mos i mbyllë sytë para regjimit serb

“Situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme. Në një situatë të tillë , Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë. Nuk mund të dërgojnë mesazhe, njëra nga New Yorku, tjetri nga Shkupi e nga Budapesti, kurse Njësitë Speciale të Policisë të Kosovës të mbesin të mbërthyera në Jarinje e Bërnjak nën kërcënimin e helikopterëve, avionëve e tanksave të Serbisë. Kjo sjellje është joserioze dhe e pafalshme”, ka shkruar tutje ai.

Mëngjesin e së shtunës në Komunën e Zubin Potokut është djegur ndërtesa e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, ndërsa ajo në Zveçan është sulmuar.

Ndërtesa e djegur e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve

Incidentet kanë ndodhur në ditën e gjashtë të protestës nga serbët e Kosovës në veri, të cilët po kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targat e veturave nga Serbia.

Tash e tutje veturat me targa serbe kur futen në Kosovë, duhet të marrin targa të përkohshme RKS në çdo pikë kufitare. Qeveria e Serbisë ka mbi 10 vjet që aplikon këtë masë për targat e Republikës së Kosovës./SHQIP.com