Lajme

Mustafa i drejtohet Osmanit: Vet-shitesh si juriste, trego çka parasheh pika 7 e marrëveshjes

Ish-kryeministri Isa Mustafa dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas publikimit të propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai përmes një postimi në rrjetin Facebook, ka thënë se marrëveshja që është pranuar nga Kurti, në pikën 7 parasheh një formë të vet-menaxhimit për serbët në Kosovë.

Lexo edhe:
BE-ja publikon Planin Evropian, përmban 11 nene

Mustafa i është drejtuar presidentes Osmani, duke e quajtur vet-juriste, se a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbët të kenë të drejta kolektive të vet-menaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo.

“Menaxhimi përfshin planifikimin, organizimin, personelin, drejtimin (udhëheqjen) dhe kontrollin. Pra kompetenca ekzekutive. Këto i pranoi kryeministri ynë. Asociacioni është diçka tjetër”, ka shkruajtur Isa Mustafa.

/Shqip.com