Lajme

Mustafa: Do e votojmë Trustin sepse Qeveria nuk po iu del në ndihmë qytetarëve

Besian Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se tërheqja e Trustit është nevojë e qytetarëve kur Qeveria nuk iu del në ndihmë atyre.

Mustafa ka thënë se ai dhe partia e tij do ta votojnë Trustin sepse “kur Qeveria nuk iu del ne ndihmë, qytetarët duhet ta bëjnë tërheqjen e kursimeve nga Fondi Pensional në mënyrë që të dalin nga kriza”.

Gjithashtu, ai u bëri thirrje edhe deputetëve të Vetëvendosjes që të votojnë pro Trustit.

“Kur qeveria nuk u del në ndihmë qytetarëve, ata po kërkojnë që të bëjnë  tërheqjen e kursimeve nga Trusti. Nuk ka ditë që nuk na ndalin duke na kërkuar t’ua mundësojmë një pjesë të tërheqjes së Trustit. U bëj thirrje deputetëve të VV-së që të përkrahin këtë ligj”, tha ai.

Ilustrim.

Tutje, Mustafa ka thënë se votimi i këtij projektligji është mundësia e fundit që t’u dilet në krahë qytetarëve të vendit./Shqip.com