Lajme

Mustafa: ASHAK nesër me konferencë shkencore për masakrat e Serbisë në Kosovë

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa
Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Akademiku Isa Mustafa, ka thënë se Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, nesër do të organizojë Konferencë Shkencore me temë “GJENOCIDI DHE MASAKRAT E SERBISË NË KOSOVË (1998-99)”.

Ish-kryetari i LDK-së tha se në këtë konferencë do të prezantohen 21 kumtesa nga studiues vendorë si dhe nga ata ndërkombëtarë.

“Konferenca do të fillojë me Videon: Masakrat serbe në Kosovë 1998-1999 në kujtesën e të mbijetuarve (e përgatitur nga Radiotelevizioni i Kosovës, përzgjedhur në bashkëpunim me ASHAK), ndërkaq, në përmbledhjen e punimeve do të përfshihen edhe mbi njëzetë rrëfime të të përjetuarve nga masakrat e Serbisë”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa tha se në kumtesa dhe rrëfime të dokumentuara do të dëshmohet e vërteta shkencore dhe historike mbi gjenocidin, masakrat dhe dhunën e Serbisë, me objektiv, sipas tij, që kryerësit e krimeve të japin përgjegjësi.

/Shqip.com