Lajme

Musliu viziton familjen e një fermeri në Skenderaj: Biseduam për sukseset dhe sfidat e tyre

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka vizituar familjen e fermerit, Muhadin Temaj nga Skenderaj.

Musliu, gjatë kësaj vizite ishte e shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë në këtë komunë, Behxhet Maliqi.

“Bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR) në Komunën e Skenderajt Behxhet Maliqi sot vizituam familjen e fermerit Muhadin Temaj.  Muhadinin me plot energji pozitive bashkë me djalin e tij e gjetëm duke punuar ne arat e tij plot begati”, ka shkruar Musliu.

Ganimete Musliu në Skenderaj

Deputetja e PDK-së ka bërë të ditur se së bashku me fermerin kanë biseduar për sukseset e tyre dhe sfidat me të cilat ballafaqohen fermerët e vyeshëm të komunës./Shqip.com