Musliu-Shoshi: T’i thuash jo Dua Lipës i thua jo promovimit të Kosovës
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se Dua Lipa nuk ka nëvojë për prezantim por ajo zgjodhi Kosovën që ta promovoj.
Këtë e tha përmes një postimi në faqën e saj në Facebook.
Musliu-Shoshi tha se shumë të rinjë në botë e njohin Kosovën pëmes Dua Lipës.
“Dua Lipa nuk ka nevojë për prezantim e as promovim, pra e zgjodhi Kosovën për Kosovën jo për veti. Shumë të rinj e të reja në botë e dijn ku është Kosova në hartë falë Duas”, shkroi Musliu-Shoshi.
Deputetja e PDK-së, thotë se më shumë e ka përfaqësu Dua Lipa Kosovën se Kurti, Osmani dhe Gërvalla së bashku.
Ndërsa, ajo potencon se po t’i thuash jo Dua Lipës në kontekstin e mosmbajtjës së festivalit në Kosovë, është mos lejim që të promovohet Kosova.
“Pra, me i thanë JO, Dua Lipës, i ke thanë Jo promovimit të Kosovës e në veçanti ke penguar zhvillimin e diplomacisë kulturore për të cilën, sot, Kosova ka shumë nevojë”.
Kurse, Dukagjin Lipës, Musliu-Shoshi i shpreh keqardhje për zhgënjimin./Shqip.com