Musliu-Shoshi: ‘Erdhi dita’ që kriminelët të portretizohen si heronjë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se ka ardhur dita që kriminelët të portretizohen si heronjë.
Duke përdorur sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje “Erdhi Dita”, Musliu-Shoshi ka thënë se ka ardhur dita që një kriminel i dënuar për krime ndaj shqiptarëve të përkujtohet.
“Po, #Erdhidita me i portretizu kriminelët si heronjë nga një Kryeministër i cili posa u ul në karrigen e pushtetit e harroi flamurin kuq e zi, i harroi të zhdukurit, të dhunuarit, të vrarët e të masakruarit. Po, #Erdhidita që një kriminel që u dënua për krime ndaj shqiptarëve të përkujtohet përderisa ata që na e sollën lirinë vazhdojnë të mohohen”, shkroi Musliu-Shoshi.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, pyet nëse Qeverinë e Kosovës nëse kanë ndonjë video propagandistike për të tërhequr vëmendjen nga këto që janë duke ndodhur.
“#KrejtdheDrejt, Albini edhe militantat po i zë në befasi aq keq sa s’po kanë mundësi me mbrojtë! A mos keni rastësisht një video propagandistike për ta zhvendosur pak vëmendjen nga dështimi, përulja dhe turpi i Albinit?”.
Kujtojmë se dje janë bërë pesë vite që kur Oliver Ivanoviq ndërroi jetë. E në këtë gjashtëvjetor kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përkujtuar atë.
“Sot përkujtojmë jetën dhe kujtimet e Oliver Ivanoviq. Ai ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Pesë vjet më parë ai u vra në rrugët e Mitrovicës. Të gjithë ata që kryejnë një krim në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë dhe më vjen keq që autorët dhe ata që e kanë porositur këtë krim ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë”, ka thënë Kurti.
Gjashtë ditë më parë është mbajtur seanca e fundit në lidhje me Oliver Ivanoviq.
/Shqip.com