Lajme

Musliu-Shoshi: Donika Gërvalla është në gjumë e siç duket edhe Albini e ka përjashtuar nga kabineti

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka hedhur akuza në drejtim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Sipas Shoshit, Kosova nuk ka Ministri të Punëve të Jashtme.

“A kemi Ministri të Jashtme? Në një periudhë mjaft të rëndësishme për Republikën tonë, kur nevojitet punë e madhe siç është  lobimi për njohje nga 5 shtetet e BE-së, anëtarësim në organizata ndërkombëtare, përforcim i ambasadave tona me staf diplomatik e direktiva të qarta nga qendra, ne kemi këtë gjendje faktike:- Shtete jo njohëse njëra pas tjetrës po deklarohen se qendrimi i tyre ndaj Kosovës ka mbetur po i njëjti, – Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare mbetet vetëm një iluzion, – Ambasadat tona kanë mbetur gjysmë të zbrazura. Edhe ata që kanë marrë „bekimin“ e Donikës janë disa që më mirë t‘i kishte mbajtur në Prishtinë dhe- MPJD është kapur dhe po ngulfatet nga 4-5 persona, ish zyrtarë të Ministrisë së Diasporës, të cilët veç me politikë të jashtme nuk kanë asnjë lidhje”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Sipas deputetes së PDK-së, Donika Gërvalla është në gjumë e siç duket edhe Albini e ka përjashtuar nga kabineti.

/Shqip.com