Lajme

Musliu: Në kryeqytet parashihet të operojnë 161 autobusë, çmimi i biletave do të ngritet në 50 centë

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu ka bërë të ditur se në kryeqytet parashihet të operojnë 161 autobusë.

Sipas Musliu, kërkesë tjetër është edhe operimi i minibusëve për zonat rurale dhe urbane. Ai ka sqaruar se sektori privat do të operojë me 80 autobus të rinj.

“Me planin e mobilitetit për kryeqytetin parashihet të operojnë 161 autobus. Realisht me këta autobus do t’i bëjmë zgjidhje transportit publik. Ne për momentin kemi 51 autobus në Trafikun Urban mendohet me ardhur edhe 30 të tjerë”, ka thënë Musliu.

Po ashtu është bërë e ditur se nga 30 autobusëve, 6 deri në 8 do të jenë elektrikë.

“Prej 30 autobusëve 6 deri në 8 mendohet me qenë elektrik. Kërkesë që është bërë së fundmi është të kemi edhe minibus për arsye se kemi kërkesë nga disa zona rurale me pas transport publik. Minibus mund të përdoren edhe brenda qendrës në kryeqytet. Pjesa e sektorit privat mendohet të operohet me 80 autobus të rinj të tjerë”, tha Musliu.

Prej BERZh kemi disa kushte para se të bëjmë thirrjen e re për blerjen e autobusëve të rinjë, ka shtuar Musliu më tutje./Shqip.com