Lajme

Musliu: Mërgimtaret janë mashtruar nga Kurti

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se mërgimtaret janë mashtruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një interviste për EO, Musliu tha kjo është për faktin se policat e paguara nga mërgimtareve nuk janë rimbursuar të gjitha.

“Absolutisht e them me bindje të plotë bazuar në statistika dhe informata të sakta, e në argumente që mërgimtarët e Republikës së Kosovës janë mashtruar keq e rëndë nga kryeministri Albin Kurti, e them këtë sepse kam hulumtuar të hyrat ose numrin e policave që kanë paguar mërgimtarët ku janë mbi 224 mijë polica të paguara, ndërsa janë rimbursuar vetëm 8 mijë, që i bije 3.9 për qind janë rimbursuar, kështu që jo shumica por të gjithë mërgimtarët janë mashtruar nga kryeministri”, tha Musliu.

Musliu tha se përkundër premtimeve që do të hiqet polica kufitare, mërgimtarët u kthyen në vendet e tyre ashtu siç ka ndodhur gjithmonë.

“Tani nëse kurrë nuk është dashur të hiqet, nga Albin Kurti duhet të hiqet për shkaka se ka bërë opozitarizëm me vite të tëra me këtë kartë duke i garantuar mërgimtarët tanë se me ardhjen e tij në pushtet ai do ta heq policën e sigurimeve, dhe çfarë bëri krijoj burokraci e procedura edhe më të rënda, ata e paguan policën dhe u kthyen në vendet e tyre siç ka ndodhur rëndom. Ata u mashtruan nga Albin Kurti”.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që polica kufitare për mërgimtarët që hyjnë në Kosovë të kompensohet nga Qeveria e Kosovës.

/Shqip.com