Musliu e quan psikopat Kurtin
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu përsëri ka ofenduar krerët e shtetit.
Deri sa parë një jave ajo ofendoi presidenten e vendit Vjosa Osmani, këtë radhë ajo pati ofendime për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Musliu e ka quajtur psikopat kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Ky i ka studiuar mirë, ka ardhë në përfundim që 40% i ka analfabetë funksionalë e pastaj iu ka servuar veç çka kanë pasë qejf ata me degju e me besu. Psikopat bre! Ama duhet me qenë psikopat me i besu një psikopati. Ju ka hupe topi, ju kanë kthy propagandës”, ka shkruar ajo.
Por përpos që e ka quajtur pskikopat, Musliu i ka dhënë edhe dy epitete të tjera Kurtit.
Musliu e ka quajtur Kurti rrenc dhe mashtrues.
/Shqip.com