Lajme

Musliu: Çka po ndodh me “Fondin e Sigurisë”, a mund të na tregojë dikush

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka parashtruar pyetje lidhur me “Fondin e Sigurisë” të krijuar nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook, Musliu ka pyetur se a e din ndokush se çfarë po ndodhë me “Fondin e Sigurisë”

“Çka po ndodh me “Fondin e Sigurisë”, a mundet të më tregojë dikush”, ka shkruar Musliu.

Kohë më parë, Musliu kishte bërë sërish thirrje tek qytetarët që të mos i përgjigjen Fondit të Sigurisë, që ajo e quajti “Fond Plaçkitës” në formën se si është aktualisht.

Musliu kishte thënë se nuk është kundër Fondit të Sigurisë në parim, por është kundër tij ashtu siç është krijuar.

“Dua të shfrytëzojë rastin që fuqishëm në këtë vend të them që asnjëherë s’kam qenë kundër Fondit. Kam qenë kundër mënyrës se si u bë ky Fond. Edhe sot publikisht bëj thirrje që të mos i përgjigjeni këtij Fondi Plaçkitës siç është ky aktual”, kishte thënë Musliu gjatë një seance në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte deklaruar se i ka dhuruar tri paga të tij për Fondin e Sigurisë.

Lexo edhe:
Haradinaj: Kam informata se janë mbledhur mbi 10 milionë euro në Fondin e Sigurisë

“Fondi i Sigurisë është i sigurt dhe është themeluar për shkak të rrethanave gjeopolitike në botë dhe jo vetëm luftës së Rusisë në Ukrainë:, kështu ishte shpehur ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Lexo edhe:
Mehaj: Fondi i Sigurisë, i nevojshëm për të arritur kapacitetet ushtarake

Mehaj, nuk kishte dhënë detaje se sa mjete janë mbledhur.

“Mjetet e mbledhura financiare nga ky fond, synohen të përdoren në përputhje me strategjinë shtetërore të Kosovës, që pritet të miratohet shumë shpejt nga Qeveria e Kosovës”, kishte thënë Mehaj.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri kishte premtuar se do të dorëhiqën nga pozita e deputeti nësë në “Fondin e Sigurisë” janë mbledhur 2-3 milionë.

Lexo edhe:
Abelard Tahiri: Jap dorëheqje nëse në Fondin e Sigurisë janë mbledhur më shumë se 2 milionë euro

Kosova ka themeluar “Fondin e Sigurisë” me 1 mars të këtij viti./Shqip.com