Lajme

Musliu: Albin Kurti si kryeministër, luftën më të ashpër e ka bërë me Albin Kurtin e para dy vitesh

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se kryeministri, Kurti duhet ta kujtojë rrugën që ka ardhur në pushtet, që sipas saj ishte e propagandës, e refuzimit dhe e akuzave.

Ajo tha se Albin Kurti si kryeministër, luftën më të ashpër e ka zhvilluar me Albin Kurtin e para dy vitesh.

Për këtë periudhë dyvjeçare, Albin Kurti si kryeministër, luftën më të ashpër e ka zhvilluar me Albin Kurtin e para dy vitesh. Le të kujtojmë njëherë që rruga përmes së cilës Albin Kurti erdhi në pushtet, ishte rruga e refuzimit, e propagandës dhe e akuzave. Ishte rruga e cilësimit të politikbërjes së rruga e tradhtisë kombëtare, ishte rruga e demonstratave që u printe Albin Kurti e në të cilat u vranë qytetarë të këtij vendi, të cilët i besonin propagandës së tij. Ishte rruga e cila burgosi të rinj e të reja, rruga që ofendoi e plagosi polic të Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo.

Ajo tha se Kurti ka përbirë fjalët, pasi dikur shtetin e Kosovës e shihte thjeshtë si një koloni funksionale që nuk e pranonte si realitet.

Për të folur për të gjithë përrallat e Albinit, duhet shumë kohë që sot nuk e kam në dispozicion, por nuk kam se si të mos e përmend perlën e Albinit, atë qershinë që ai e përpiu me gjithë bërthamë, shtetin e Kosovës, që dikur e shihte thjeshtë si një koloni funksionale që nuk e pranonte si realitet dhe nuk e respektonte asnjë nga simbolet e tij”, u shpreh tutje ai.

Ndërkaq të enjten, gjatë debatit, kryeministri Kurti foli para deputetëve për sukseset që sipas tij kanë arritur deri tani, ndërsa deputetët opozitarë e kritikuan shefin e qeverisë për dështim në qeverisje.

Gjatë seancës e morën fjalën edhe ministrat e kabinetit qeveritar, ku renditën para legjislativit, siç thanë ata, të arriturat gjatë këtyre dy viteve.

/Shqip.com