Sport Shqiptar

Muslija shënon gol për Paderbornit

IMAGO/Ulrich Hufnagel
IMAGO/Ulrich Hufnagel

Mesfushori i Kosovës, Florent Muslija ka vazhduar me paraqitje fantastike në Bundesliga 2 me fanellën e Paderbornit.

Muslija e nisi ndeshjen nga minuta e parë, në fitoren që Paderborn e arriti 3-2 ndaj Greuther Furth.

Ishte minuta e 61-të e ndeshjes, kur Muslija realizoi gol për ta ngritur epërsinë në 2-0.

Ky ishte goli i pestë këtë edicion në Bundesliga 2 për Muslijën, teksa ka bërë edhe tre asistime.

Paderborn ngritët në pozitën e pestë në tabelë me 43 pikë dhe mbetet në garë për tu rikthyer në Bundesliga 1.

/Shqip.com