Teknologji

Musk zhduk logon ikonike

Shefi ekzekutiv Twitter, Elon Musk
Shefi ekzekutiv Twitter, Elon Musk

Shefi ekzekutiv Twitter, Elon Musk, ka ndryshuar papritur logon e platformës.

Pasditen e sotme, ikona ikonike e Twitter, zogu blu, u zhduk dhe u zëvendësua nga imazhi i kriptomonedhës Dogecoin.

“Siç premtova”, ka shkruar Musk, pas ndryshimit të logos.

Ndryshimi erdhi pasi miliarderi Elon Musk mori kontrollin e gjigantit të mediave sociale në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh në tetor 2022.

Ndryshimi i logos në Doge ka shkaktuar reagime të ndryshme nga përdoruesit e Twitter. Disa e shohin shkëmbimin argëtues dhe në përputhje me sensin e humorit të Musk.

/Shqip.com