Lajme Botë

Musk aktivizion Starlink në Ukrainë pasi pushtimi rus ua ndërpreu internetin

Themeluesi dhe kryeinxhinieri në SpaceX, Elon Musk

Themeluesi i SpaceX, Elon Musk ka aktivizuar Starlink, rrjetin e tij komercial të internetit, në Ukrainë.

Kjo erdhi pas bashkëbisedimeve mes zëvendëskryeministrit të Ukrainës, Mykhailo Fedorov dhe Musk në Twitter.

“Ndërsa ju përpiqeni të kolonizoni Marsin – Rusia përpiqet të pushtojë Ukrainën! Ndërsa raketat tuaja zbresin me sukses nga hapësira – raketat ruse sulmojnë njerëzit civilë ukrainas! Ne ju kërkojmë për ta pajisur Ukrainën me stacione Starlink dhe për t’iu drejtuar rusëve të arsyeshëm që të qëndrojnë”, ka shkruar Fedorov, raporton Reuters, transmeton Shqip.com.

“Shërbimi Starlink është tani aktiv në Ukrainë. Më shumë të tjera janë në ardhje” iu përgjigj Musk në Twitter.

Bashkëbisedimi në Twitter – Mykhailo Fedorov dhe Elon Musk

SpaceX i Musk ka mijëra satelitë Starlink në orbitë, të cilët i lejojnë kompanisë të transmetojë shërbime me brez të gjerë rreth Tokës, pa pasur nevojë për kabllo me fibra optike.

Lidhja e internetit në Ukrainë është prekur nga pushtimi rus, veçanërisht në pjesët jugore dhe lindore të vendit ku luftimet kanë qenë më të ashpra, thanë monitoruesit e internetit.

Musk, më 15 janar kishte deklaruar se SpaceX kishte 1,469 satelitë Starlink aktivë dhe 272 do të lëviznin në orbitat operacionale së shpejti./Shqip.com