Sport Shqiptar

Musa Hajdari zë vendin e fundit

Rezultati i garës në atletikë ku pjesëmarrës ishte edhe Musa Hajdari

Janë zhvilluar edhe garat e atletikës në kategorinë 800 metra, ku pjesëmarrës ishte edhe atleti kosovar, Musa Hajdari, shkruan Shqip.com.

Hajdari doli në pozitën e fundit në këtë garë, duke regjistruar kohën prej 1:48.96 sekonda.

Vendin e parë e zuri atleti nga Kenia, Ferguson Cheruiyot Rotich me kohën prej 1:43.75.

Hajdari ishte garuesi i parafundit i sportistëve kosovar dhe i vetmi në atletikë, derisa për vendin tonë do të jetë edhe një sportist që ende nuk ka kryer garat.

Bëhet fjalë për Egzon Shalën i cili garën e tij do ta nis më 5 gusht në përballje me bjellorusin, Dzianis Khramiankou.

Kosova deri tash regjistron dy medalje të arta nga 11 sportist gjithësej sa përfaqësuan vendin në këtë Olimpiadë, të cilat u fituan nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova./Shqip.com