Ekonomi

Murtezaj: ATK-ja sivjet grumbulloi 842 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës
Administrata Tatimore e Kosovës

842 milionë euro janë të hyrat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për vitin 2023. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka një rritje për 118 milionë euro apo 16 për qind.

Këto të dhëna u bënë të ditur nga drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, në konferencën e fundit për këtë vit së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati.

“Kontributet pensionale janë 273 milionë euro, ndërsa së bashku me kontribute kapin shifrën e 1.1 miliardë euro. Viteve të fundit kemi kurorëzuar shumë suksese. Inkasimi i borxheve këtë vit është 163 milionë euro, ndërsa tatimi, ndëshkimi e i tërësi kapin shifrën e 529 milionë euro. Punë të madhe ATK-ja ka kryer edhe në luftën kundër evazionit tatimor”.

Sipas Murtezajt, gjatë këtij viti janë kryer 212 aktivitete për shmangie tatimore, 1 bastisje, 22 raste të hapura nën dyshimin e shmangies tatimore, 42 kallëzime penale, 76 raporte informuese për Prokurorinë e 14 aksione së bashku me institucionet tjera ligj zbatuese.

E sa i përket aktiviteteve përmbushëse, këtë vit janë shqiptuar 715 gjoba për mallin pa origjinë në vlerë prej 4.9 milionë euro. /EO

/Shqip.com