Sport Ndërkombëtar

Murry i gatshëm të rikthehet në skuadrën e GB, pasi refuzoi të luante vitin e kaluar

Andy Murray i tha jo skuadrës së Britanisë së Madhe për tu fokusuar tek pushimet.

Por, e kuptoi gabimin e tij sapo filloi t’i shikonte lojërat e Davis Cup në ekran.

Gabimin e njëjtë nuk do ta përsëris këtë vit dhe ai është i gatshëm të jap maksimumin.

Vitin e kaluar tha se “nuk ishte i sigurt se meritonte të luante” në ekipin e Leon Smith, kur lojtarët e tjerë britanikë po shijonin një formë të mirë.

Këtë vit Murry nuk do ta humbas këtë kompeticion edhe nëse nuk i bie të luaj.

Murray është në ekipin me pesë lojtarë së bashku me Cameron Norrie, Dan Evans, Joe Salisbury dhe Neal Skupski për tre ndeshjet e fazës së grupeve të Britanisë së Madhe në Glasgow këtë javë.

“Më erdhi keq që nuk u përfshiva vitin e kaluar Isha i lodhur dhe nuk isha i sigurt nëse ishte diçka me të cilën doja të merresha, sepse të gjithë këta djem e meritonin të konkurronin në ekip dhe nëse ishte e nevojshme që unë të isha atje”, tha Murray, 35 vjeç, në një konferencë shtypi përpara se Britania e Madhe të hapte fushatën e saj kundër Shteteve të Bashkuara të mërkurën.

Kampioni i trefishtë i Grand Slam-it luajti një rol kyç në përfundimin e pritjes 79-vjeçare të Britanisë së Madhe për Kupën e 10-të të Davis në 2015-ën./Shqip.com