Lajme

Murosi shqiptaren në apartament, ish-partneri: Vrasjen e bënë mafiozët, më urdhëruan të…

Trupi i një shqiptareje është gjetur në nëntor të 2023 e murosur në muret e apartamentit ku jetonte me ish-partnerin e saj italian, Marco Romeo në Spanjë.

Ky i fundit i cili është arrestuar në Spanjë për vrasjen e nënës së djalit të tij Paula, i ka dërguar një letër gjykatës, ku thotë se në burg “ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me Zotin dhe është totalisht i penduar”.

Lidhur me vrasjen e Sibora Gaganit e cila u rrit dhe u shkollua në Itali, Romeo këmbëngul se nuk ishte përgjegjës për vdekjen e saj, ndërsa pranon se ka fshehur trupin e gjetur nga policia të mbështjellë me qese plastike dhe në një kuti druri të murosur në mur. Marco Romeo gjithashtu thotë në këtë rast se është penduar “që ka bërë një gjë kaq të neveritshme”.

Sibora Gaganit ishte 22 vjeç kur u vra në 2014 dhe u muros nga Marco Romeo.

Geztarja Alba Kepi e cila jeton në Itali ka treguar se Romeo mohon para autoriteteve të ketë vrarë Siborën, por e ka murosur në apartament për të evituar problemet me autoritetet.

Përsa i përket familjarëve të Siborës, gazetarja shprehet se janë tepër të prekur dhe se para se të gjendje trupi i vajzës së saj, nëna Elisabeta, nuk reshti së shkuari nëpër emisione për të kërkuar të bijën.

“Romeo e ka mohuar se ka qenë ai vrasësi i Siborës, ai thotë se e ka gjetur të vdekur në apartament dhe për të evituar telashet e ka murosur në apartament. Dimë se familjarët e Siborës, nëna Elisabeta është mjaft e prekur. Ajo edhe për mediat italiane ka deklaruar se ka pasur gjithnjë dyshime për ish-partnerin e saj. Ka treguar se kur ka vizituar të bijën në 2014 në Spanjë, ka parë një atmosferë mes çiftit mjaft të tensionuar dhe gjithë kohës i thoshte se po jeton me “babain tënd”, sepse diferenca e moshës ishte e madhe. E ëma kishe parë që punonte vetëm Sibora, ai nuk punonte. Të gjitha shqetësimet e saj verifikohen me rrëfimin e Romeos. Ajo çfarë ka prekur publikun italian është se Elisabeta, nëna e Siborës që prej 2014 deri në nëntor të 2023 që u gjet trupi i Siborës, nuk ka reshtur edhe në këto emisionet e njohura, ka qenë shpesh herë e ftuar për të kërkuar të bijën. Disa muaj më parë, në nëntor e kanë marrë dhe e kanë kthyer në Itali trupin e Siborës, i kanë kryer ceremoninë e varrimit. Një histori e dhimbshme që tronditi jo vetëm publikun italian, por edhe komunitetin shqiptar”, tregon gazetarja Alba Kepi.

Borxh 25 mijë euro te mafiozët shqiptarë?
Mirëpo, ish-partneri i të resë shqiptare ka dëshmuar një version të ri për vdekjen e Siborës. Ai pretendon se 22-vjeçaren shqiptare e ka vrarë mafia, disa kriminelë nga Shqipëria.

Marco Romeo i tha gjyqtarit se Sibora kishte marrë një borxh prej 25 mijë euro nga bashkatdhetarët për të hapur një biznes, por paratë ia vodhën disa kolumbianë me të cilët kishte dalë një natë, kështu ajo nuk mund që t’ua shlyente borxhin.

Marco i tha gjykatësit se “huadhënësit filluan t’i bënin presion Siborës që t’i kthente paratë deri në pikën që e reja planifikoi”, sipas tij të ikte, raportojnë mediat e huaja.

Telefoni i Siborës dilte i fikur që nga 7 korriku 2014. Personi i fundit me të cilin foli në WhatsApp ishte Marco, i cili ishte gjithmonë në sy të hetuesve si i dyshuari kryesor. Megjithatë, në atë kohë nuk u gjet asnjë provë kundër tij.

“E vranë para syve të mi, më urdhëruan të fshihja trupin”
I dyshuari i tha gjykatës dje se ai e ndihmoi Siborën të linte banesën e saj dhe e mori në apartamentin Calvario ku jetonin – “pavarësisht se nuk ishin më në një lidhje” – “për ta ndihmuar dhe se katër burra shqiptarë të armatosur me armë treguan për të kërkuar pagesën e pretenduar të kredisë”.

Sipas dëshmisë së tij, shqiptarët e vranë Siborën përballë tij duke e qëlluar me thikë dhe se ai ishte urdhëruar të fshihte trupin. Ai tha se e di vetëm emrin e njërit prej autorëve të krimit, por nuk pranoi ta zbulojë.

Marco këmbënguli se është penduar dhe se i vjen shumë keq për atë që ndodhi sepse ata kishin shumë kohë së bashku, kështu që ai duhej ta hiqte “atë peshë nga supet e tij”.

Sibora, 9 vite e murosur
Pas rreth 9 vitesh nga vrasja në vitin 2014 në Spanjë, autoritetet kanë arritur të gjejnë eshtrat e Sibora Geganit në banesën ku ajo ka jetuar bashkë me ish-të dashurin e saj, Marco Remeo. Zbulimi i eshtrave të saj, erdhi pas dëshmisë që ka dhënë autori, i cili pas arrestimit në muajin maj 2023 dëshmoi se e kishte vrarë Geganin dhe e kishte murosur në murin e banesës.

/Shqip.com