Sport Shqiptar

Muriqi shënon, por Mallorca mposhtet

Vedar Muriqi

Vedat Muriqi i rikthehet golave, por Mallorca nuk i kthehet fitoreve.

“Piratët” janë mposhtur në shtëpi me rezultat 1-2 nga Real Betisi – në kuadër të xhiros së dytë të La Ligës.

Mysafirët e nisën këtë takim më mirë dhe kaluan në epërsi pas nëntë minutave lojë me anë të Borja Iglesias, i cili realizoi nga pika e bardhë.

Por, vendasit nuk u dorëzuan lehtë dhe arritën t’i barazojnë shifrat.

Ishte, Muriqi që e tundi rrjetën në minutën e 56-të për të dhënë sinjale pozitive që po riktheht në formë përsëri.

Në total, për shtatlartin ky ishte goli i gjashtë në La Liga – në 18-të paraqitje.

Ama, ky gëzim nuk zgjati shumë.

Iglesias shënoi përsëri në minutën e 73-të, përsëri nga pika e bardhë.

Ky ishte edhe epilogu përfundimtar i këtij takimi, pasi përkundër orvatjeve të vendasve shifrat mbeten të njëjta.

Mallorca – mbetet në pozitën e 13-të në tabelë, me vetëm një pikë pas dy ndeshjeve.

Teksa, Real Betis e merr kreun e tabelës – me gjashtë pikë të grumbulluara/Shqip.com