Sport Shqiptar

Muriqi nuk ndalet, i shënon edhe Valencias

Vedat Muriqi është duke shkëlqyer në kampionatin spanjoll. Pas paraqitjeve të mira në ndeshjet e kaluara, ai e ka vazhduar formën e njëjtë edhe ndaj Valencias.

Skuadra e tij Mallorca e ka barazuar rezultatin ndaj Valencias dhe është pikërisht Vedat Muriqi që ka shënuar në minutën e 65-të nga penalltia.

Kujtojmë se Muriqi qëndroi i huazuar në Mallorca nga ekipa italiane Lazio, para se të blihej përfundimisht këtë verë.

Ky është goli i Muriqit:



/Shqip.com