Sport Shqiptar

Muriqi: Nuk e njohim Burkina Fason

Kombëtarja  e Kosovës po vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet e marsit.

Sulmuesi i kombëtares, Vedat Muriqi, ka folur për përgatitjen e “Dardanëve” për këto dy ndeshje.   

“Jemi duke vazhduar me punën tonë dhe do të japim maksimumin si gjithmonë. Edhe pse nuk e njohim Burkina Fason, pak a shumë kemi filluar ta njohim dhe t’i shohim pikat e tyre të dobëta dhe me forcën tonë besoj se do të arrijmë rezultat pozitiv. Shpresoj ta përdorim këtë periudhë të mirë. Kur kemi pasur serinë pozitive prej 13 ndeshjeve pa humbje kemi qenë sikur tash të gjithë në formë dhe shpresoj ta përdorim këtë moment të mirë dhe të arrijmë rezultate të mira.

Sulmuesi ka folur edhe për trajnerin e ri të kombëtares, Alain Giresse.

“Ne jemi futbollistë profesionistë dhe duhet të zbatojmë teknikën dhe taktikën e tij. I urojmë mirëseardhje atij dhe shpresojmë që të kemi rezultate të mira së bashku me të”.

Dardanët të mërkurën e zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 16:00, që zhvillohet të enjten.

Derisa pesë ditë më vonë Kosova përballet me Zvicrën, në udhëtim./Shqip.com