Muriqi i shënon Valencias
Publikuar:
(25.05.2023 21:07:39)

Vedat Muriqi ka shënuar për epërsinë e Mallorcas ndaj Valencias prej 1-0.
Sulmuesi kosovar shënoi në minutën e 65-të të takimit, për t’i dhënë shpresë Mallorcas që të kualifikohet për në garat evropiane.
Aktualisht, Mallorca gjendet në pozitën e 11-të me 47 pikë, ndërsa Athletico Bilbao është në pozitën e shtatë që ka 50 pikë, pozitë kjo që çon në Conference League.
Në këtë edicion, Muriqi është golashënuesi i pestë në La Liga me 14 gola e tri asistime, ku para tij janë Lewandowski, Benzema, Joselu e Griezmann.
GOAL | Mallorca 1-0 Valencia | Muriqipic.twitter.com/an9beYVoB3
— VAR Tático (@vartatico) May 25, 2023
/Shqip.com