Muriqi e shijon fitoren e parë në La Liga
Publikuar:
(27.08.2022 21:44:34)

Mallorca e ka shijuar fitoren e parë – në këtë sezon të La Ligës.
“Piratët” kanë triumfuar 0-2 në udhëtim te Rayo Vallecano – në një ndeshje aspak të lehtë.
Golin e parë në këtë takim e realizoi Vedat Muriqi – në minutën e 13-të.
Për sulmuesin shqiptar – ky ishte goli i dytë në këtë kampionat.
Në total – ai ka shtatë gola – në 18-të ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit spanjoll.
Teksa, për 0-2 u përkujdes Lee Kang-in – duke e tundur rrjetën në minutën e 64-të.
Me këtë fitore – Mallorca është ngritur në vendin e shtatë të La Ligës – me katër pikë të grumbulluara.
Kurse, Vallecano gjendet dy pozita më poshtë – me pikë të njëjta./Shqip.com