Muriqi e ngatërron “barazhin” me “balotazhin”

Skuadrën e tij të parë nuk e ka harruar dhe nuk ngurroi ta përkrahë edhe publikisht.
Vedat Muriqi ka bërë një video-mesazh – nëpërmjet të cilit donte t’i uroi FC Lirisë fat në ndeshjen e barazhit – ndaj Vushtrrisë
Por, në vend se të thoshte “barazh”, ai tha “i uroj shumë suksese klubit tim të zemrës në ndeshjet e balotazhit”.
Ndërsa, shtoi se “nuk kam pikë dyshimi se do të arrijmë kualifikimin në Superligën e Kosovës. Ju ftoj të gjithë qytetaravë të Prizrenit për ta përkrahur klubin tonë të zemrës maksimalisht si kurrë më parë. Mos të harrojmë se Lirira është krenaria e qytetit tonë. Forca Liria”.
Muriqi aktualisht është i huazuar te Mallorca – në elitën e futbollit spanjoll.
Në 15-të ndeshje të zhvilluara në këtë sezon, ai ka shënuar pesë gola – teksa është autor i dy asistimeve. /Shqip.com