Sport Shqiptar

Muriqi drejt Belgjikës

Vedat Muriqi

Aventura në Mallorca nuk iu përmbyll me qëndrim në ishull.

As rikthimi në Lazio pas huazimit nuk duket se do t’i zgjasë shumë.

Kjo pasi që sulmuesi kosovar ka shansin që të nised drejt Belgjikës, aty ku sundon Club Brugge.

Sipas gazetarit italian të transferimeve, Gianluca Di Marzio, skuadra belge është tejet e interesuar për shërbimet e tij.

Por, në rast se siuata shkon drejt konkretizimit, marrëveshja do të përfshijë blerje direkte dhe jo huazim.

Me gjithë thashethemet që e lidhnin atë edhe me Galatasarayn, prizrenasi nuk ka dalur akoma për të shpjeguar gjendjen momentale.

Vedat Muriqi, Mallorca

Pënrndryshe, Muriqi ishte realizator i pesë golave dhe tre asistimeve në 15 paraqitjet e tij në La Ligën spanjolle, duke e ndihmuar Mallorcan të metët në elitë.

Kurse, e kundërta është me Lazion, për të cilët në fushë është futur po ashtu 15 herë, mirëpo nuk ka shënuar asnjë gol – duke grumbulluar mesatarisht vetëm 26 minuta për ndeshje. /Shqip.com