Murati tregon për masat e mbështetjes ndaj bizneseve

Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka thënë se do të mbështesin edhe bizneset e grave dhe atyre që kanë nevojë për likuditet.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se Javën që shkoi, bashkë me Kryeministrin prezantuam pakon mbështetëse për prodhuesit.
Fjalën e kishte për Masën 2.1, transmeton Shqip.com.
“Të gjithë prodhuesit që dëshirojnë të zgjerojnë kapacitetet prodhuese do të subvencionohen me 20% të kryegjësë së kredisë investive”, ka thënë ai.
Murati folie dhe për masën 2.1.2 që është “Mbështetja e bizneseve të grave”.
Duke thënë se do të ndihmojë përpjekjet e grave ndërmarrëse për zgjerimin e biznesit.
Ministri i Financave foli edhe për Mbështetjen e bizneseve që kanë nevojë për likuiditet.
“Të gjitha bizneset që kanë nevojë për likuiditet, që të vazhdojnë operimin dhe të mbajnë punëtorët në punë, mund të aplikojnë për subvencionim të kredisë që marrin për nevoja të likuiditetit”, ka thënë ai. /Shqip.com