Ekonomi

Murati thotë se Qeveria nuk e ka rritur tatimin në pronë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria nuk e ka rritur tatimin në pronë, por tregon se ministria që ai drejton është bazuar në ligjet që janë miratuar më herët nga qeveritë e kaluara.

Kur ballafaqohen me kritika prej qytetarëve, fajin e hedhin te qeveria ose te ministria e Financave dhe në këtë rast e kemi rastin e ë vlerësimit apo rivlerësimit të vlerës së pronave rezidenciale e cila është paraparë me ligjin të miratuar më herët, pra në vitin 2018 dhe aktet nënligjore po ashtu të miratuara më herët. Ka qenë tre dhe pesë vjet, janë dy raste. Pesë vite nëse nuk gaboj është pronat komerciale, tri vite është rezidenciale. Mirëpo, më herët para atij ligji vlerësimi është ba prej komunave dhe komunat pra kryesisht kanë ba vlerësime më të ulëta sesa vlera e tregut ose ka pasë edhe ndryshime ndërkohë, pra edhe ato komuna që kanë mund t’i bëjnë vlerësimet si duhet, ndërkohë ka pasë ndryshime në çmime dhe ky ka qenë obligim ligjor”, tha Murati, raporton ATV.

Tutje, ai tha se Ministria e Financave në këtë rast e ka kryer një shërbim, por nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me rritjen e çmimit në pronë.

Ministria e Financave në këtë rast e ka kry një shërbim por nuk ka marrë asnjë vendim, sepse edhe kjo padrejtësisht është paraqitur shpeshherë, kam dëgju edhe storje të lajmeve, intervista ku është thënë ministria apo qeveria ka marrë vendim. Është e pavërtetë. Le të ma gjen dikush një vendim që e ka marrë ministria e Financave apo Qeveria për këtë çështje. Kjo ndodh në mënyrë automatike, sepse departamenti i ministrisë së Financave që është për tatim në pronë e ka obligim ligjor ta bëjë vlerësimin pra të angazhojë edhe ekspertë”, ka thënë Murati.

Tutje, ai ka thënë se, Kosova e ka nivelin më të ulët të inflacionit në rajon.

Opozita po thotë Qeveria po e rritë çmimin, parë rezultat, i ka rritë çmimet. Nuk e ka rritë Qeveria asnjë çmim, përkundrazi, Qeveria ka subvencionuar me i mbajtë shumicën e çmimeve të ulëta. Tash çka kemi rastin në rajon, Male i Zi, inflacionin e ka 17.5 për qind në vitin e kaluar. Bosnja-Hercegovina 14.8 për qind, Maqedonia Veriore 14.2 për qind, Kosova 11.6 për qind”, tha Murati.

Ai tha se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë pakon më të madhe mbështetëse për qytetarët.

Krahasuar me këto shtete, këto të gjitha e kanë më lartë inflacionin se ne, po megjithatë ka shumë rëndësi për dy tri shifra, se prapë po them, tash a edhe në Mal të Zi e paskemi shkaktu ne inflacionin, edhe në Gjermani e paskemi shkaktu. Si qeveri ne kemi pasë këtë inflacion, pra jemi ndiku njëjtë sikur të gjitha shtetet tjera në rajon nga inflacioni, mirëpo si Qeveri kemi ndërmarrë pakon më të madhe mbështetëse për qytetarët”, tha Murati.

/Shqip.com