Lajme

Murati: Synojmë të punësojmë nga një anëtar për familje, i kemi mbështetur 300 mijë punëtorë

Ministri i Financave, Transfereve dhe Punës, Hekuran Murati ka raportuar në Komisioni për Shëndetësië dhe Mirëqenie Sociale.

Gjatë raportimit të tij, Murati është shprehur se Kosova gjatë këtyre viteve të fundit është përballur me shumë kriza.

Ai është shprehur se si Qeveri janë angazhuar në mënyra të ndryshme për të ndihmuar qytetarët edhe për ti plotësuar nevojat e tyre.

“Kemi ndërmarrë masa duke filluar nga pako e ringjalljes ekonomike dhe duke zbatuar masa të ndryshme nga kjo pako” ka thënë Murati.

Ai përmendi edhe mbështetjen për familjet që kanë humbur anëtar nga Covid-19, skemat sociale dhe për pensionistët si dhe mbështetjen për gratë lehona dhe fëmijët.  

“Kemi pasur një sërë masash tek mbështetja për familjet që kanë humbur familjarë nga Covid-19 me nga 1500 euro, me ç’rast kanë marrë këto mjete secila familje. Jemi mundur të përkujdesemi për ato familje që kanë humbur një anëtar të familjes” është shprehur Murati.

Kemi pasur mbështetjen edhe për punëtorë dhe kanë qenë 300 mijë përfitues. Ideja është që të punësojmë një anëtar të familjes. Projektligji për pagën minimale parasheh heqjen e tatimit për pagën që e ka 250 euro ka thënë më tutje Murati në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale./Shqip.com