Lajme

Murati: Për veteranët e vërtetë, pensioni 170 nuk është i dinjitetshëm

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Trasnfereve

Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, ka folur edhe niherë për pensionin e veteranëve.

Ai është shprehur se për veteranët e vërtetë pensioni prej 170 eurove nuk është i dinjitetshëm.

Murati gjatë një interviste në RTV Dukagjini, ka thënë se ka veteranë që nuk e dinë se ka ndodhur shkëputja e veteranëve prej ligjit bazik qysh nga viti 2017, sepse sipas tij edhe atëherë do të bënin protesta.

Murati ka thënë se  duhet të ketë pastrim të listave, të dallohet vërtetë kush ka luftuar për lirinë e vendit.

“Ne jemi të interesuar, të pastrohen listat fillimisht, dhe të kishte qasje shkencore dhe historike për këtë punë, jo vetëm të lihet në vendimmarrjen e disa personave, që është lënë te politika, dhe janë fryer listat”, ka thënë Murati.

Sipas tij, politika është ajo që ka ndikuar deri më tani të ketë fryerje të listave./Shqip.com