Lajme

Murati: Pensionistët pa 15 vjet stazh të regjistrohen në formular për pension të pjesshëm kontributiv

Fotografia ilustruese
Fotografia ilustruese

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka njoftuar se pensionistët të cilët për shkak të largimit të dhunshëm nga puna në vitet 90-ta nuk kanë arritur t’i plotësojnë 15 vjet stazh, do të kenë mundësinë që të kalojnë në kategorinë e pensionit parcial kontributiv.

Kjo nëse ata i plotësojnë kriteret ligjore sipas ndryshimeve ligjore të miratuara nga Kuvendi.

Murati, ka njoftuar se pensionistët duhet që brenda këtij muaji të regjistrohen në një formular online e pastaj ata do të ftohen më radhë nga zyrat e pensionistëve për paraqitje të aplikacionit për kalim në skemën parciale kontributive.

“Para se të fillojë zbatimi i skemës së re, ftohen të gjithë pensionistët të regjistrohen në formularin më poshtë deri në fund të muajit gusht, ashtu që zyrat e pensioneve pastaj t’i ftojnë sipas radhës për paraqitjen e aplikacionit për kalim në skemën parciale kontributive në mënyrë që të evitohen pritjet e gjata para sporteleve”, ka shkruar Murati në facebook.

/Shqip.com