Ekonomi

Murati në SHBA takon zyrtarë të IFC-së

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është duke qëdruar për vizitë në SHBA, në kuadër të takimit vjetor të Bankës Botërore.

Me këtë rast, ai është takuar me zëvendëspresidentin e Koorporatës Ndërkombëtare Financiare(IFC) për Evropë, Alfonso Garcia Mora. Temat e diskutimit ishin performanca ekonomike e Kosovës dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Sipas njoftimit të Ministrisë, Murati e ka njoftuar Moran për masat e ndërmarrura nga Qeveria për mbështetjen e prodhuesve vendor, duke e potencuar rëndësinë që e ka sektori prodhues si mekanizëm shtytës për zhvillimin ekonomik të vendit.

Nga ana tjetër, zëvendëspresidenti, Garcia Mora shprehu gatishmërinë për zhvillimin e mundësive të bashkëpunimit në mes të IFC dhe sektorit prodhues e përpunues në Kosovë, si dhe promovimin e Kosovës si vend i përshtatshëm për investime.

Takimet vjetore të grupit të Bankës Botërore mbledhin së bashku ministra të financave dhe ekonomisë, parlamentarë, akademikë, si dhe përfaqësues të bankave qendrore, sektorit privat dhe shoqërisë civile për të diskutuar çështjet me interes global në fushën e zhvillimit ekonomik./SHQIP.com

/Shqip.com