Lajme

Murati: Ligji për pagën minimale pritet të hidhet në votim në seancën e ardhshme të Kuvendit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se Ligji për pagën minimale pritet të hidhet në votim në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

‘’Ajo çka jam unë informuar nga mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ligji për pagën minimale pritet të hidhet në votim në seancën e ardhshme të Kuvendit’’ ka thënë Murati.

Po ashtu Murati ka bërë të ditur se sot gjatë ditës ka nënshkruar marrëveshje me 39 organizata/shoqata të cilat si veprimtari kanë shpërndarjen e pakove ushqimore.

‘’Këto organizata pritet të shpërndajnë 34 mijë pako ushqimore në vlerë prej 1.7 milionë euro’’ ka thënë Murati.

Sa i përket pagave të sektorit privat, Murati ka thënë se do të formohet komision lidhur me shqyrtimin e kërkesave për aplikuesit që kanë aplikuar për sektorin privat.

Po ashtu Murati ka bërë të ditur që sot gjatë ditës janë shpërndarë 100 euro për të gjithë punonjësit e sektorit publik.

Ndërsa  për studentët që pritet të marrin shtesë prej 100 eurove nga Qeveria e Kosovës, Murati ka thënë janë drejt finalizimit të platformës për aplikim që pritet të hapet shumë shpejtë./Shqip.com