Lajme

Murati: Ka abuzime sa i përket çmimeve por që ka një kontrollë që po realizohet nga ana e Qeverisë

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Trasnfereve

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se si rezoluta e propozuar nga Lëvizja Vetëvnedosje nënkupton që edhe Kuvendi është në linjë të njëjtët me Qeverinë.

Sipas Muratit kjo rezolutë mundëson që të mos lejohet abuzimi lidhur me çmimin e produkteve.

Murati ka thënë se në momentin kur Qeveria ka vendosur çmimin për tavan për derivate, benzina ka qenë 18 cent më shtrenjtë, ndërsa në momentin kur është vendosur çmimi për tavan ka pasur zbritje në çmimin e benzinës.

Ai ka bërë edhe krahasim me vendet e rajonit, duke u shprehur se edhe vendet tjera të rajonit që vendosin çmimin për tavan për produktet bazë.

Murati ka shtuar se ka abuzime sa i përket çmimeve por që ka një kontrollë që po realizohet nga ana e Qeverisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se rezoluta e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për adresimin e rritjes së çmimit, shfaq pazotësinë e ministrave.

Tahiri tha se përveç tjerash kjo rezolutë është mungesë e guximit të ministrave për të marrë vendime në dikasteret që udhëheqin.

Lidhur më këtë temë, Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari është shprehur se tashmë Qeveria vetëm se ka filluar punën lidhur sa i përket rritjes së çmimit të produkteve.

“Qeveria veçse ka filluar me adresimin e çështjes së rritjes së çmimeve. Përpos inspektimeve të shpeshta, në gjetjet dhe shkeljet e tjera në kemi themeluar edhe Grupin Punues. Bazuar në këtë ne kemi analizuar rritjen e çmimeve në treg dhe kemi vërejtur rritje në produktet e konsumit”, është shprehur Hajdari.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka kritikuar Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Në seancën e Kuvendit, Krasniqi ka thënë se Hajdari i ka shpallur abuzues bizneset e vogla në Kosovë./Shqip.com