Ekonomi

Murati: Heqja e 100 € nga tatimi do të përfshihet në ligjin e ri

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

Hekuran Murati, ministri i Financave, ka thënë se e ka marrë edhe dritën e gjelbër nga Zyra Ligjore e ministrisë për të ecur tutje me planin për përfshirje në ligjin e ri edhe dispozitën për zbritjen e takimit në pronë deri në 100 euro për faturën e vitit 2023.

Tutje, ai ka thënë se një gjë të tillë kishte deklaruar qysh para një jave.

Lexo edhe:
AKK: Ministria e Financave konfirmon, komunat nuk kanë kompetencë ligjore të falin tatimin në pronë

Njoftimi i plotë:

Atë çfarë kam thënë unë, e ka thënë edhe Departamenti Ligjor i MFPT-së:

– që dispozitën për zbritjen e tatimit në pronë deri në 100 euro për faturën e vitit 2023 do ta përfshijmë në ligjin e ri.

Meqenëse tashmë janë bërë disa komuna që kanë mbështetur këtë nismë, ne si ministri, qysh javën që vjen do të nisim procedurat fillimisht duke lëshuar projektligjin për konsultime të brendshme, e pastaj edhe për konsultime publike, dhe pas kësaj do ta dërgojmë për miratim në Qeveri.

Shih më poshtë statusin e shkruar para një jave, që e thotë të njëjtën gjë që ka thënë edhe Departamenti Ligjit i MFPT:

/Shqip.com