Ekonomi

Murati: GDP ka shënuar rritje për më shumë se 16 për qind

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se GDP-ja e Kosovës ka shënuar rritje 16. 28 për qind.

Këtë rritje e ka bazuar në krahasimin e këtij gjashtëmujori me atë të vitit të kaluar.

Por, sipas tij nënkupton se Kosova ka rritje ekonomike 10.4 për qind.

Lexo edhe:
Kurti për gjendjen në veri: Serbia refuzoi dialogun dhe marrëveshjen e KFOR-it, ne i pranuam të dyja

”Lajmi i mirë është që aktiviteti ekonomik ka shënuar rritje rekorde që nuk e kemi parë deri tani ku në krahasim me vitin paraprak GDP-ja ka shënuar rritje prej 16.28 për qind. Rritja ekonomike për gjashtë muajt e parë të këtij viti është 10.4 për qind”

“Mund të flasim për një rritje të përgjithshme ekonomike në gjysmë vitin e parë për sivjet”, tha ai në një konferencë për media.

Rritja ekonomike.

Ai thotë se kjo rritje është me e madhe edhe kur e krahasojmë me rritjen ku nuk kishte pandemi.

“Këtë rritje e mbështesin edhe të dhënat nga ATK e Dogana se qarkullimi i bizneseve ka shënuar rritje prej 49.5 për qind”.

“Punësimi ka rritje prej 22 mijë vende pune të reja në krahasim me qershorin e vitit paraprak. Projeksionet për rritje i kemi pasur për 7.9 për qind, mirëpo marrë parasysh me performancën që pritet ta kemi mbi 10 për qind”, shtoi ai.

Lexo edhe:
Osmani: Faktori ndërkombëtar të dënojë tendencat e Serbisë për destabilizim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka disejnuar Pakon për Ringjalljen Ekonomike.

Pos mbështetjes financiare për bizneset e dëmtuara nga pandemia COVID-19 janë përfshirë edhe gratë dhe fëmijët.

Gratë lehona të papunësuara do të përfitojnë 170 euro gjashtë muaj pas lindjes.

Ndërsa, fëmijët deri në moshën 2 vjeçare do të marrin nga 20 euro. /Shqip.com