Lajme

Murati e Tahiri përplasen për marrëveshjen për skemën sociale: S’e votojmë se është e dëmshme

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe shefi i GP t♪7 PDK-së, Abelard Tahiri

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklarimeve të opozitës, se Qeveria nuk ka bërë asgjë, prandaj kërkohet tërheqja e Trustit.

Murati në seancën e sotme, ka thënë se detyrë e Qeverisë është t’i mbështesë familjet me raste sociale.

Ai tha se opozita po e refuzon ndihmën për qytetarët, i cili përmendi dështimin e marrëveshjes për skemën sociale.

“Në vazhdimësi po thuhet që qeveria s’ka bërë asgjë prandaj duhet tërhequr trusti. Në krizë të tillë është detyrë e qeverisë t’i mbështesë ata që kanë nevojë rastet sociale. Për tërë vitin Qeveria ka rritur buxhetin për raste sociale 30 për qind. Është mbështetja për familjet me asistencë sociale. Kur po folim se kush ka nevojë ju po refuzoni marrëveshjen e skemës sociale. Ndihmojeni qytetarët, votoni marrëveshjen. Ne kemi sjellë ligjin për pagë minimale, dhe është refuzuar. Kemi me sjellë ligjin e pagave edhe keni me kundërshtu. Kur vjen çështja me i mbështet qytetarët ju refuzoni. Tendenca juaj është më i kundërshtuar që qeveria s’po kryen punë”, tha Murati.

Trusti

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i cili tha se marrëveshjet që janë në të mirë të qytetarëve i kanë votuar, ndërsa atë për skemën sociale, e ka konsideruar si të dëmshme.

“Të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare i kemi votuar. Këtë (për skemën sociale) nuk e kemi votuar se është e dëmshme. Ti ke kërkuar me rrit energjinë dhe është një vendim që është pezulluar. Ju krejt çka kërkoni është ta kini kompetencën tuaj ngritjen e pagës minimale dhe kjo s’ka më ndodh”, tha ai./Shqip.com