Lajme

Murati dhe Krasniqi përplasen për kriptovalutat: Pse s’i ke deklaru në AKK?

Hekuran Murati dhe Memli Krasniqi

Paraja e paprekshme e njohur si kriptovaluta ndezi tensione mes ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Dyshja janë përplasur verbalisht në Kuvend gjatë debatit për gjendjen e ekonomike në vend.

Murati tha se është i çuditur se për krizën ekonomike në vend është duke reaguar Krasniqi, që sipas tij, i takon shtresës së pasur.

“Në lidhje me ato që u thanë, ishte deputeti Krasniqi që ishte i zëshëm në aspekt me krizën që i ka goditur qytetarët tash e kuptojmë se është një krizë në gjithë botën ka gjunjëzuar edhe shtetet më të forta. Zakonisht ato godasin shtresat e mesme dhe të varfra dhe ato janë më të zëshme, por nuk e kemi dëgjuar asnjëherë që shtresa më e zëshme të jenë të pasurit, e për më tepër kur janë politikanë dhe deputetë”, ka thënë Murati.

Murati duke ironizuar me Krasniqin, tha se “mund të ofrojnë mbështetje për të gjithë por jo për ata që kanë probleme me kriptovalutat”.

“Nuk mund të zotohem t’i mbështesim humbjet në kriptovaluta. Nëse dikujt i është vështirësuar gjendja financiare sepse ka rënie të kriptovalutave nuk mund ta mbëshesë këtë, më vjen keq”, u shpreh Murati.

Kriptovaluta

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Krasniqi i cili akuzoi Muratin për posedim të kriptovalutave dhe mosdeklarim të tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

“E ki qeverinë e milionerave, gati krejt këtu jeni milionera, kur i keni taku bizneset me i pyet çfarë problemi keni, ju s’keni dashtë as me sindikata me u taku. Problemi kryesor është që ju jeni të shkëputur nga realiteti, ndërkaq për kriptovaluta unë jam ekspert, por unë jam që i kam deklaru të gjitha, pse s’po i deklaron ti tuat, kallzo sa i ki? Krejt shokët e tu tregojnë që ke kriptovaluta”, tha Krasniqi.

Theksojmë se në bazë të deklarimit të pasurisë së Krasniqit në AKK, del se deputeti nga kriptovalutat përfitoi 9 mijë e 255 mijë euro./Shqip.com

Lexo edhe:
9 mijë e 255 euro përfitoj Memli Krasniqi nga Kriptovalutat