Lajme

Murati: Deri më tani 16 mijë e 700 lehona kanë përfituar nga mbështetja e Qeverisë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati është shprehur para Komisionit për Shëndetësi se deri më tash 16 mijë e 700 lehona kanë përfituar nga mbështetja e Qeverisë përmes pakos së ringjalljes ekonomike.

“16 mijë e 700 gra lehona kanë përfituar nga skema mbështetëse. Fillimisht ka qenë plani qe të mbështeten vetëm nënat e papunësuara por duke e ditur që te gratë e punësuara 6 muajt e parë i paguan punëdhënësi e tre muaj shteti, ne kemi dashur që të tregojmë mbështetjen edhe për 3 muajt tjerë qe deri më tash lehonat e punësuara nuk kanë përfituar nga shteti”, tha Murati para anëtarëve të Komisionit.

Sipas kësaj mbështetje, lehonat e papuna përfitojnë nga 170 euro për gjashtë muaj radhazi, ndërsa ato të punësuarat nga 170 euro për tre muaj./Shqip.com