Rozë

Muqiqi: Humbjet financiare janë të mëdha, edhe sikur nesër të hapet gjithçka prap është pak

Afrim Muqiqi

Këngëtari dhe përfaqësuesi i Odës së Hotelerisë së Kosovës, Afrim Muqiqi ka thënë se dëmet e shkaktuara nga masat antiCOVID janë të pariparueshme.

Ai tha se këto humbje janë shumë të mëdha edhe sikur nesër të hapën bizneset që janë të mbyllura.

“Humbja e terminëve është shumë e rëndësishme në këtë kohë, pasi kanë mbetur shumë dasma dhe evente në ajër, pasi as nuk janë mbajtur e as nuk janë anuluar – pritet që të mbahen. Humbjet financiare po ashtu janë shumë të mëdha dhe të pariparueshme, sikur edhe nesër me u hapë të gjitha bizneset përsëri humbjet janë të mëdha”.

Muqiqi, në emisionin “Hallakamë n’4” në radio KLAN fm, po ashtu bëri të ditur se shumë restorante dhe hotele kanë filluar organizimin e ndejave të fundvitit.


Dhe sipas tij këto organizime do të mbahen.

“Organizimet për festat e fundvitit veçse kanë filluar, janë publikuar edhe reklamat në restorante dhe hotele të ndryshme dhe besoj që këto organizime do të mbahen”, tha Muqiqi.

Ndryshe, të mërkurën duke filluar nga ora 13:00, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës dhe Oda e Hotelerisë së Kosovë do të organizojë protestë para objektit të qeverisë.

Lexo edhe:
“Boll Ma”- Estrada i bashkohet thirrjes për protestë para Qeverisë


Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në Facebook, ku me moton “Boll Ma”, ata bëjnë thirrje që t’i bashkohen protestës./SHQIP.com