Sport Shqiptar

Munishi tregon skuadrën e re të Mirlind Dakut dhe vlerën e transferimit

Trajneri Ismet Munishi ka thënë se sulmuesi kosovar, Mirlind Daku, ka nënshkruar kontratë  tre vjeçare me skuadrën ruse, Rubin Kazan.

Sipas Munishit, vlera e transferimit është një milion e gjysmë euro.

”Rubin Kazani ka arritur marrëveshje me klubin e Mirlind Dakut. Tre vjet kontratë, vlera e transferimit është një milion euro e gjysmë. Ne këtë futbollist nuk e kemi ftuar në Kombëtare. Daku do të vazhdojë karrierën në Rubin Kazan, do t’i kalojë vetëm testet mjekësore. Kjo është ekskluzive,” tha Munishi.

Kujtojmë se Daku është pjesë e Osijekut. Ai sezonin e kaluar ishte i huazuar te Mura, ku kishte shënuar 19 gola në elitën e futbollit slloven.

/Shqip.com