Sport Shqiptar

Munishi: Të mërkurën do të tregojmë sa e madhe është Prishtina

Ismet Munishi

Prishtina po e kërkon fitoren e rradhës – të mërkurën, por përballë vetes e ka liderin e Superligës: FC Dritën.

Në prag të këtij derbi që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, trajneri i bardhekaltërve, Ismet Munishi – ka dhënë një deklaratë “thumbuese”.

“Të mërkurën do të tregojmë se sa e madhe është Prishtina, sepse ‘rrethet’ kanë filluar ta çojnë kokën si shumë”, deklaroi ai.

Munishi po ashtu shtoi se “Pilsat do të bëjnë atsmoferën siç i ka hije klubit më të madh shqiptar”.

Takimi fillon nga ora 19:00 dhe do të luhet nën ndriçimin e reflektorëve.

Favorite në letër është skuadra nga Gjilani – sepse është lidere e Superligës – pasi ka grumbulluar 17-të pikë – nga shtatë ndeshje të zhvilluara.

Në anën tjetër – Prishtina gjendet në pozitën e katërt – me gjashtë pikë më pak./Shqip.com