Sport Shqiptar

Munishi: Në takimin e nesërm futemi me optimizëm të madh

Ismet Munishi

KF Dukagjini është kundërshtari i parë i FC Prishtinës – nën urdhërat e Ismet Munishit.

Në prag të këtij takimi – që zhvillohet të shtunën, në ora 17:00, në stadiumin “18 Qershori”  – Munishi ka deklaruar se skuadra e tij – do të futet me optimizëm të madh në fushën e gjelbër.

“Në takimin e nesërm futemi me optimizëm të madh. Synimet e Prishtinës janë gjithmonë shumë të qarta, edhe në këtë takim shkojmë për fitore”, tha ai ndër të tjera.

Teksa, shtoi se “kryesia, futbollistët, stafi, tifozët dhe të gjithë qytetarët duhet punuar të gjithë së bashku që ta kthejmë Prishtinën aty ku e meriton. Prishtina është e të gjithëve”.

Sezona e kaluar nuk ishte e mirë për bardhekaltërit – sepse e mbyllën në vendin e pestë, jashtë garave evropiane dhe pa asnjë trofe.

Mbetet të shihet – se cili do jetë ndikimi i Munishit – në ekipin më të trofeshëm në Kosovë./Shqip.com