Munishi “dëbon” nga Prishtina edhe tre lojtarë
Publikuar:
(29.06.2022 18:08:24)

Trajneri i ri i Prishtinës, Ismet Munishi ka vazhduar të largojë lojtarët nga kryeqyteti.
Pasi kapitenit Boshnjaku, Zybës, Sulleyt, Zekas, Halimit dhe Mankendas janë larguar edhe Haxho, Haliti dhe Mone.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook.
Mbrojtësi 19-vjeçar nga Gana, Samuel Mone erdhi te Prishtina në prill të vitit 2021 ndërkohë që tashmë i ka skaduar kontrata dhe nuk është në planet e trajnerit Munishit.

Derisa, Eglant Haxho e ka ruajtur portën e Prishtinës në 46 ndeshje teksa në 17 sosh e ka mbajtur portën e paprekur.
Haliti është paraqitur vetëm në një ndeshje me Prishtinën, skuadër me të cilën ka luajtur edhe vite më parë.

Munishi morri drejtimin e skuadrës vetë pakë javë më parë./Shqip.com