Lajme

Mungon Dardan Molliqaj, dështon të nis gjykimi për përleshjen fizike mes tij dhe Haki Abazit

Ka dështuar të mbahet seanca midis Haki Abazit dhe Dardan Molliqaj për shkak të mungesës së këtij të fundit raporton Betimi për Drejtësi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 14 shkurt 2020, për veprën penale “sulmi” ka akuzuar Dardan Molliqajn dhe shoqëruesin e tij, Fatos Sahitin.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e kishte konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 14.02.2020, ka ngritur Aktakuzë ndaj personave me inicialet F.S., dhe D.M., në drejtim të veprës penale “Sulmi”, nga neni 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i çështjes, rastin e ka proceduar në Gjykatën Themelore në Prishtinë për trajtim të mëtejmë.”, thuhet në përgjigjen e Ulajt.

Disa kohë më parë Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi ishin përplasur në mes veti fizikisht pas një debati televiziv.

Ndërsa dje gjatë ditë, Haki Abazi kishte njoftuar se ka pranuar një ftesë nga Gjykata që të paraçitet në seancën e sotme./Shqip.com