Rozë

‘Mungesë respekti’ dhe ‘i papërshtatshëm’, kritikohet fustani i Meghan Markle

Meghan Markle

Pasi u tërhoq nga detyrat zyrtare mbretërore, u përfol që Meghan Markle mund t’i jepte lamtumirën kodit mbretëror të veshjes, siç u vu re në daljen e fundit publike, në mbrëmjen gala të Salute to Freedom (11 nëntor), një mbrëmje që nderon veteranët ushtarakë përpara Ditës së Veteranëve dhe mbledh fonde për programet edukative të muzeut.

E pashqetësuar nga kufizimet e rrepta të stilit të monarkisë – pa dekolte, grim të theksuar – dukesha e Sussex-it u shfaq me një fustan nga koleksioni Vjeshtë 2022 i Carolina Herrera, këpucë Giuseppe Zanotti, vathë diamanti, flokë të mbledhur topuz dhe një spil me lulëkuqe në nder të Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar që nderon anëtarët e forcave të armatosura të cilët kanë vdekur në krye të detyrës.

Në rrjete sociale njerëzit kanë kritikuar pamjen e saj duke e konsideruar si të papërshtatshme.

“Nuk kam fjalë,” tha biografja mbretërore Angela Levin. “Nuk është një pamje e mirë për një ceremoni përkujtimore ushtarake,” shkroi një person në Twitter.

“Kushdo që stilon Meghan Markle dëshpërimisht ka nevojë që të shkruhen artikuj për të,” tha një i tretë.

“Fustani është krejtësisht i papërshtatshëm dhe tregon një mungesë të tmerrshme respekti për rastin, duhet të ishte i përulur dhe i matur,” lexohet në një tjetër koment./SHQIP.com