Lajme

Mungesa e kuorumit, shtyhet votimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Për shkak të mungesës së kuorumit, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shtyrë votimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila propozoi mocion procedural që marrëveshjet të shtyhen deri kur të mundësohet kuorumi.

“Propozoi mocion procedural që pikat e rendit të ditës, 5,6,7  të shtyhen deri në momentin që në sallë prezentë janë 80 deputetë për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka thënë Kusari-Lila.

Në seancën e sotme ishin paraparë tri marrëveshje ndërkombëtare

5.Votimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”.


6.  Votimi i Projektligjit nr.08/L-203 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.


7.  Votimi i Projektligjit nr.08/L-204 për ratifikimin e Marrëveshjes së  kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

/Shqip.com