Lajme Botë

Mungesa e fuqisë punëtore, vije kërkesa që anglishtja të jetë gjuhë e dytë zyrtare në Gjermani

Johanes Vogel Fotografi: Anadolu Agency/Getty Images

Njëra nga partitë e qeverisëse në Gjermani ka argumentuar se anglishtja duhet të bëhet gjuhë e dytë zyrtare atje për faktin se gjermanishtja burokratike po bënë që të ketë frenim të fuqisë punëtore nga jashtë e që është e kualifikuar dhe shumë e nevojshme.

Qeveria tripartiake e kancelarit, Olaf Scholz në të cilën Partia Demokratike e Lirë (FDP)  e cila është pro-biznesit është një partner i vogël koalicioni ku vjeshtën e kaluar zbuloi versionin e vet të një “kartoni të gjelbër” – të quajtur Chancenkarte ose “kartë mundësie” që synon të trajtojë një mungesë kritike të punës së kualifikuar.

“Punëtorët e aftë që duan të vijnë në Gjermani duhet të jenë në gjendje të aplikojnë me sukses për skemën tonë të re të ‘kartonit të gjelbër’ me bazë pikësh nga jashtë edhe nëse nuk flasin ende rrjedhshëm gjermanisht,” i tha Guardian Johanes Vogel, nga FDP.

Vogel i cili është anëtar i komitetit të Bundestagut për punën dhe çështjet sociale, tha se sistemi i ri i kartonit të gjelbër duhet të projektohet në mënyrë të tillë që të bëjë të mundur që aplikantët të kualifikohen edhe nëse nuk ishin të rrjedhshëm në gjermanisht.

“Dhe zyrat ku duhet të regjistrohen sapo këta punëtorë të jenë këtu duhet të jenë në gjendje t’u ofrojnë atyre formularët e aplikimit në anglisht dhe punonjësit e rasteve që flasin rrjedhshëm anglisht”, shtoi ai.

Ekonomia e Gjermanisë u kthye në ingranazh për shkak të pandemisë në vitin e kaluara. Ky vend regjistroi një mesatare vjetore prej 844.000 vende të lira pune vetëm  në vitin e kaluar, raporton The Guardian.

Mungesat më të mëdha të fuqisë punëtore ishin në sektorët farmaceutik, inxhinierik dhe IT.

Në janar të këtij viti, Agjencia Federale e Punësimit regjistroi 764,326 vende të lira pune në bizneset gjermane.

Kreu i agjencisë, Andrea Nahles, sugjeroi nëntorin e kaluar se ekonomisë më të madhe të Evropës do t’i duhet një rritje vjetore prej rreth 400,000 punëtorësh të kualifikuar nga jashtë për të përmbushur pritshmëritë e saj.

“Gjermania duhet të bëhet më e mirë në konkurrimin për talentet globale. E ardhmja jonë ekonomike varet nga kjo. Ne kemi një disavantazh konkurrues sepse gjermanishtja, mjerisht, nuk është një gjuhë botërore. Së paku, ne duhet ta kompensojmë këtë, tha Vogel

Thirrja e FDP-së i është bërë jehonë edhe në Shoqatën gjermane të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, presidenti i së cilës, Peter Adrian pajtohet që anglishtja duhet të jetë gjuhë zyrtare.

 “Anglishtja është gjuha botërore dhe duhet të mjaftojë që çdokush të arrijë gjëra të mëdha në shumë biznese gjermane.”

Adrian tha se do të ishte një “sinjal i fortë” nëse njerëzit nga e gjithë kjo do të ishin në gjendje të kishin kontaktin e tyre të parë me burokracinë gjermane në një gjuhë tjetër përveç gjermanishtes.

Ideja, e hedhur së pari nga FDP kur hyri në qeveri në dhjetor 2021, është kundërshtuar nga organizata përgjegjëse për ata që punojnë në zyrat administrative.

/Shqip.com