Lajme

Mungesa e deputetëve, dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet

Për shkak të mungesës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka dështuar të mbahet mbledhja e Komsionit për Buxhet.

Kryetari i komisionit, Armend Muja, në fillimin e mbledhjes ka konstatuar se nuk do të vazhdojnë me diskutimin e pikave të rendit të ditës pasi mungojnë një pjesë e deputetëve.

“Mbledhja mund të mbahet sot pasdite, apo edhe nesër, para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës”, ka thënë deputeti Muja.

Në këtë mbledhje ishte paraparë të diskutohet për Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik.

/Shqip.com